Wikimedia Hackathon 2020 - Regjistrimet janë hapur

Përshendetje,

Në maj 2020 nga data 9-11 Maj kemi kënaqësinë që në Tiranë të zhvillohet Wikimedia Hackathon 2020. Ky Hackathon është një event që Wikimedia Foundation Community Events Team organizon cdo vit në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ka karakter teknik. Këtë vit në Tirane organizuesi lokal do jetë Open Labs Hackerspace
Thënë kjo, në këtë event pritet të mblidhen vullnetarë dhe punonjës të WMF dhe të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së Wikimedia në aspekte të ndryshme. Eventi është i hapur për këdo që dëshiron të mësojë apo të kontribuoje në projektet e Wikimedias.

Regjistrimet do jenë edhe disa ditë të hapura për të interesuarit nga Kosova, Maqedonia, Podgorica apo Greqia dhe që kanë nevojë per ti mbeshtetur me akomodimin dhe udhetimin për në konferencë. Formën e regjsitrimit mund ta aksesoni këtu: https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020/Register .
Ketë vit dy tematikat kryesore të hackathon do jenë GLAM dhe Onboarding
regional developers. Më shumë në lidhje me tematikat mund të gjeni këtu: https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020#Hackathon_Focus_Areas.

Për cdo lloj pyetje apo sygjerim ju lutem na shkruani në wiki-hacakthon@openlabs.cc.

Faleminderit,

Nafie