Kemi kënaqësinë t’i japim disa lajme të mira.
Për t’i realizuar aktivitetet më poshtë, afati i fundit për dorëzimin e fotografive është shtyer deri më 7 tetor, e mërkurë.
Sesionet Informuese
FLOSSK do t’i organizoj disa sesione informuese nëpër Kosovë për të shpjeguar rregullat, demonstruar procesin e ngarkimit dhe përgjigjur pyetjeve tuaja.
- Prishtinë, EU Information and Cultural Centre, 28 shtator 17:30
- Mitrovicë, 7Arte, 29 shtator 19:00
- Prizren, Lumbardhi , 30 shtator, 19:00
- Gjakovë, Jakova Innovation Center, 30 shtator 18:30
- Gjilan, Shkolla MU “Abaz Ajeti”, 1 tetor, 19:00
Falënderojmë insititucionet e mësipërme për mbështetjen.
Ekskursionet
Për t’ju dhënë qasje në monumente të zgjedhura dhe njëkohësisht lehtësuar udhëtimin, FLOSSK ka përgatitur ekskursione me ciceronë.
Orari:
- E shtunë, 3 tetor, kishat ortodokse, xhamitë dhe kullat në Rrafshin e Dukagjint (vendtakimi në Prishtinë dhe Pejë)
- E shtunë, 3 tetor, Qëndra Historike e Prizrenit (vendtakimi në Prizren)
- E diel, 4 tetor, gërmimet arkeologjike rreth Prishtinës, Novobërda dhe Manastiri i Graçanicës
Aplikimi për ekskursione përmes formularit është i obliguar, afati e mërkurë, 30 shtator .
Furgonat kanë nga 17 vende. Ju inkurajojmë të aplikoni për më shumë se një opcion në rast se mbushen vendet. Të përzgjedhurit për ekskursione do të njoftohen të entjen me 1 tetor bashkë me detajet e takimit. Ju mirëpresim!
Aplikacioni: http://wikilovesmonuments.al/ekskursionet/
Ky njoftim në ueb: http://wikilovesmonuments.al/afati-prezantimet-ekskursionet/