Thirrje per aplikim: Interneti i Sigurte

afati sot

PROCON – është projekt që ka për qëllim të sigurojë mbrojtje më të mirë për fëmijët nga rreziqet në internet, përmes vetëdijesimit, fuqizimit dhe aktiviteteve të bashkërenditura të Qeverisë, Shoqërisë Civile dhe Industrisë për marrjen e masave mbrojtëse. Projekti zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC) financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

PROCON ka mbështetur zhvillimin e materialeve informative për fëmijë,
mësimdhënës dhe prindër, të cilat përdoren si bazë për organizimin e sesioneve informative në 100 shkolla të Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese në nivel të shkollave, PROCON do të mbështesë
10 iniciativa të shkollave që kanë qëllim përmirësimin e sigurisë së fëmijëve në Internet. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, ftohen që të aplikojnë me projekt propozimet e tyre lidhur me temat e rreziqeve në Internet (dhuna në Internet, publikimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale, lojërat online, rreziku ndaj ekspozimit të materialeve me përmbajtje të papërshtatshme, varësia nga interneti apo kompjuteri) si dhe këshilla se si të mbroheni në Internet dhe tema tjera që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për rreziqet në Internet. PROCON, pas vlerësimit të projekt-propozimeve do të mbështes 10 propozime të përzgjedhura në vlerë 900 EURO për secilën.

Projekt-propozimet do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të mëposhtme:
– Përfshirja e nxënësve në punë të përbashkët;
– Ndikimi i projekt-propozimit në vetëdijesimin e komunitetit shkollor;
– Arsyetimi i kostos financiare të aktivitetit të propozuar.

Nxënësit duhet të plotësojnë formën e aplikimit të cilën mund ta shkarkojnë në ueb-faqen e KYC www.kyc-ks.org ose në ueb-faqen www.internetisigurte.org

Aplikimet me projekt-propozimin duhet të dorëzohet deri më 15 maj 2015 në Këshillin Rinor të Kosovës, në email adresën kyckosova@gmail.com
ose kyckosova@yahoo.com

Për më shumë informata rreth sigurisë së fëmijëve në Internet dhe për
projektin PROCON, ju mund të vizitoni ueb-faqen www.internetisigurte.org. Klikoni këtu për të gjetur formën e aplikacionit: Forma e aplikacionit

http://internetisigurte.org/thirrje-per-aplikim-3/

afati 30 maj n’fakt. m’tregoni nqs doni me bo dicka bashk.