The Internet's Own Boy: The Story of Aaron Swartz film në Kino Armata 5 Nov at 19:00

ENGLISH BELOW

Djali i Internetit: Historia e Aaronit Swartz - Shfaqje e filmit dhe diskutim

Djali i Internetit: Historia e Aaron Swartz (2014)
Koha: 105 min.
Kino Armata 5 nëntor at 19:00

Regjisori: Brian Knappenberger

Gjuha: anglisht
Titrat: gegnisht
Hyrja: pa pagesë

FLOSSK dhe Armata shfaqin Djali i Internetit: Historia e Aaron Swartz, një film dokumentar biografik amerikan për Aaron Swartz, pasuar me diskutim mbi punën e Aaronit.

Filmi përshkruan jetën e programuesit kompjuterik amerikan, shkrimtarit,
organizatorit politik dhe aktivistit të internetit Aaron Swartz (8 nëntor 1986 - 11 janar 2013). Pamje të Swartz si fëmijë paraqiten në fillim dhe në fund të filmit. Tregimi në film bëhet nga figurat e jetës së Swartz, duke përfshirë nënën, vëllezërit dhe të dashurat e tij.

Aaroni u përfshi në zhvillimin e formatit RSS Feed dhe formatit për publikim Markdown, organizatës Creative Commons dhe kornizës së uebit web.py dhe ishte bashkë-themelues i faqes sociale të lajmeve Reddit.

Në vitin 2010, ai u bë një hulumtues në Universitetin e Harvardit, Laboratori Hulumtues për Korrupsion Institucional Safra, të drejtuar nga
Lawrence Lessig. Aaron themeloi grupin online Demand Progress, i njohur
për fushatën kundër Ligjit Ndal Piraterisë Online (SOPA).

Në vitin 2011, Swartz u arrestua nga policia e Massachusetts Institute of Technology (MIT) nën akuzat për hyrje të palejuar, pasi lidhi një kompjuter me rrjetin MIT në një dollap të pashënuar dhe të hapur, duke shkarkuar artikuj akademikë në mënyrë sistematike nga JSTOR duke përdorur një llogari përdoruesi mysafiri të lëshuar nga MIT. Prokurorët federalë më vonë e akuzuan atë me dy akuza për mashtrim në rrjet dhe njëmbëdhjetë shkelje të Ligjit për Mashtrim dhe Abuzim përmes Kompjuterit, dhe dënim të përbashkët prej 1 milion dollarë në gjoba, 35 vjet burg, konfiskim të pasurisë, dëmshpërblim dhe liri të mbikëqyrur.

Swartz nuk pranoi një ujdi në bazë të të cilit ai do të kishte shërbyer
gjashtë muaj në burg federal. Dy ditë pasi prokuroria hodhi poshtë një kundër-ofertë nga Swartz, ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn, ku e kishte varur veten.

Në vitin 2013, Swartz u fut pas vdekjes në Hollin e Famës së Internetit.

ENGLISH

The Internet’s Own Boy: The Story of Aaron Swartz - Film showing and discussion

The Internet’s Own Boy: The Story of Aaron Swartz (2014)
Kino Armata 5 November at 19:00

Length: 105 min.

Director: Brian Knappenberger
Subtitles: Gegnisht
Entrance: Free

FLOSSK and Armata are showing The Internet’s Own Boy: The Story of Aaron Swartz, a 2014 American biographical documentary film about Aaron Swartz, followed by a discussion on Aaron’s work.

The film depicts the life of American computer programmer, writer, political organizer, and Internet activist Aaron Swartz (November 8, 1986 – January 11, 2013). Footage of Swartz as a child is featured at the start
and end of the film. The film is narrated by figures from Swartz’s life, including his mother, brothers, and girlfriends.

Aaron was involved in the development of the web feed format RSS and the Markdown publishing format, the organization Creative Commons, and the website framework web.py, and was a co-founder of the social news site Reddit.

In 2010, he became a research fellow at Harvard University’s Safra Research Lab on Institutional Corruption, directed by
Lawrence Lessig. He founded the online group Demand Progress, known for
its campaign against the Stop Online Piracy Act.

In 2011, Swartz was arrested by Massachusetts Institute of Technology (MIT) police on state breaking-and-entering charges, after connecting a computer to the MIT network in an unmarked and unlocked closet, and setting it to download academic journal articles systematically from JSTOR using a guest user account issued to him by MIT Federal prosecutors later charged him with two counts of wire fraud and eleven violations of the Computer Fraud and Abuse Act, carrying a cumulative maximum penalty of $1 million in fines, 35 years in prison, asset forfeiture, restitution, and supervised release.

Swartz declined a plea bargain under which he would have served six months in federal prison. Two days after the prosecution rejected a counter-offer by Swartz, he was found dead in his Brooklyn apartment, where he had hanged himself.

In 2013, Swartz was inducted posthumously into the Internet Hall of Fame.