Në Prishtina Hackerspace po e ndërtojmë stacionin e parë të sensorave!
Këtë të mërkure prej ores 17:00 Besfort Guri në një punëtori prej 2 orësh do të na njoftoj se si është punuar prototipi i parë, cilat janë përmiresimet që duhet bërë dhe si te veprohet më tutje.
Kjo punëtori është pjesë e projektit “Sensor Stations”, stacione që do të ndërtohen së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit e gjashtë shkollave të mesme në Prishtinë, Vushtrri, Lipjan, Prizren, Suharekë dhe Rahovec.
Projekti “Sensor Stations” i mëson nxënësit të ndërtojnë stacionet e tyre, të krijojnë dhe analizojnë të dhëna për mjedisin, si dhe synon të ngrisë vetëdijësimin për cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike, si dhe rritjen e veprimtarisë së shkencës qytetare në Kosovë.
Projekti synon të prodhoj të dhëna të hapura që do të futen në platforma online për t’u analizuar, vizualizuar dhe përdorur edhe nga publiku i gjerë për informacion dhe studime të mëtejshme.
Ky projekt financohet nga BE-ja, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatohet nga BGF dhe INDEP.