Tung Fatbardh, po sot ka qene leximi i pare. Pra do te kete edhe nje lexim. Neser ka nje takim te komisionit me shoqerine civile.
Drafti eshte shume me i mire se i kaluari por ne momentin e fundit gjate konsultimit publike i kan fut disa sende te diskutushme.
Keto jane vretjet:
Aplikueshmëria e
ligjit/Qëllimi
-
Te Neni 1 drafti i
ri ka një zgjerim të aplikueshmërisë duke qenë i aplikueshëm
për nevoja të procedurës penale në përgjithëi, ndërsa më
herët ishte limituar në krimet e rënda. Ligji duhet të limitohet
në krimet që tash i definon Kodi i Procedurës Penale, neni 90. Ky
ligj mbisundon Ligjin e Proceudrës Penale dhe Kodin Penal, prandaj
është me rëndësi që të mos zgjerohet qëllimi.
-
Përgjimi për
nevoja të strukturëva të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare
nuk është definuar sakt.
Lajmërimi i
subjektit
-
Neni 20 shkel të
drejtën e personit të përgjuar për t’u lajmëruar kur përgjimi
më nuk i shërben ndjekjes. Ky nen është në kundërshtim me
vendimet e Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriu.
-
Neni 21.1 krijon
konflikt interesi. AKI-ja si agjenci ekzekutive nuk mund të bëj
verifikim të sigurisë për personat të cilët do t’i shërbejnë
asaj nga palët e treta. Ky funksion duhet të bartet nën Komisionin
që do të krijohet nën Zyrën e Kryeministrit.
-
Neni 21.2.
Objektet, pajisjet, interfejsët dhe softuerët që do të instalohen
dhe përdoren për qëllime të përgjimit duhet të kenë një
verifikim të lëshuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës - AKI
nuk ka kapacite teknike për të kryer këtë përgjegjësi. Kjo
detyrë duhet t’i lihet ARKEP-ut.
-
Neni 22.
Mospërmbushja e urdhërit për përgjim në rast të kontestimit në
ligjor të urdhërit duhet të jetë ligjor.
-
Neni 30.2.
Operatorëve të rrjetit dhe ofruesve të shërbimeve ju lejohet të
ruajt meta-datat për një periudhë maksimale prej dymbëdhjetë
muajve kalendarik dhe të dhënat e tilla do të i vë në
dispozicion të institucionit të autorizuar, në përputhje me
ligjet aktuale, për një periudhë që nuk kalon dymbëdhjetë muaj
kalendarik. Ky nen është në kundërshtim me Ligjin për
komunikimet elektronike i cili ndalon ruajtjen përtej periudhës së
nevojshme të lidhur me dhënien e sherbimeve. Operatorët i kanë të
gjitha incentivat për t’u dhënë të dhënat privat strukturave
private, prandaj nuk duhet të ketë dyshim se në cilën anë do të
“gabojnë”. Ky nen është tentativë për anashkalim të
vendimit të GJDBE-së në lidhje me ruajtjen masive të të dhënave.
-
Neni 34.3. thotë
se konkluzionet dhe shkeljet e mundshme të gjetura nga Komisioneri
nuk kanë efekt juridik në procedurën penale dhe vendimet e
gjykatave kompetente. Shkeljet në procedurën penale duhet të kenë
efekt juridik, sepse mbron nga abuzimet dhe është parim bazë i
ligjshmërisë.
Këto dy nene duhet
të fshihen sepse roli i Komisionerit nuk ka më funksion nëse
mbetet kohë për fshehje të evidencës së keqpërdorimit të
mundëshëm:
34.8. Komisioneri e
realizon qasjen nga paragrafi 6 i këtij neni në mjediset e AKI-së
në konsultim dhe pas autorizimit prej Inspektorit të Përgjithshëm
të AKI-së.
34.9. Komisioneri e
realizon qasjen nga paragrafi 6 i këti neni në mjediset e Policisë
së Kosovës në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
së Kosovës.
Ndihmon me bo zhurme online.
Arianiti