Sot Komisioni Parlamentar per Integrime Evropiane diskuton Projektligjin per pergjimin e komunikeve elektronike. Gjeni cka eshte gabim me kete projektligj ketu https://ndalpergjimitrks.wordpress.com dhe boni zhurme #ndalpergjimitrks
Un mundem me bo zhurme me gabimet qe jane prezente ne reagimin e GAP-it (https://ndalpergjimitrks.files.wordpress.com/2015/01/dokument-politikash-mbi-kontrollin-e-pergjimit-te-telekomunikimeve-ceshtja-e-privatesise1.pdf), veqanerisht ne ate se reagimi eshte i nje-anshem dhe politik (besa po ta jep pershtypjen qe eshte i sponsorizuar). Si GAP-i ashtu edhe FLOSSK-i, nuk kan arrite qe me e argumentu teknikisht, apo edhe me e propozu nje platform alternative e cilat mundet me e lehtesu procesin e identifikimit te rezikut. Sa per informacion, ne mungese te nje ligji te tille, nga 89 incidentet qe kan ndodhe ne kompanine time, gjate vitit 2014 vetem 0 incidente jan zbardh nga Policia e Kosoves
Njerz, fitum per kete here. Komisioni ia ka kthy Qeverise. Kohe me u pergatite prap, nuk eshte largu rreziku krejt, por kjo tregon qe mundemi me pas sukses dhe besoj qe mesazhi eshte marre qe nuk ka me mujt me kalu pa u shoshite mire.
Flm shume atyne qe kane ndihmu, e dini ju kush jeni.
Hekuran, nuk eshte pergjegjesia ime me propozu ligje, vec me i ndal ato :).
As ti nuk dha alternative, jam i hapur me ndegju zgjidhje t’mira. Per info, teknikisht ky ligj do t’perdorej vetem per krime t’renda keshtu qe nese ish zbatu si duhet prap nuk t’kish ndihmu me i ndal DDOS-at.
Nese ia ke dorezu evidencen policise e ata prap kane deshtu, atehere ky ligj nuk t’ndihmon send. Pra problemi eshte te puna policore, jo mungesa e evidences.
Teknikisht, projektligji parasheh monitorimin e evidencave ne ambientet e provajderave, e qe e lehteson edhe parandalimin e krimit kibernetik. Normalisht ish desht me u bo presion ne ate se si do te kontrollohet çasja ne keto te dhena, ndersa çeshtja se a duhet te ruhen te dhenat, sipas mendimit tim, as qe ish dasht me u hedh ne diskutim.
E kam pershtypjen se, qysh prej fillimit, Arianiti/FLOSSK-u ka marre pozicion te njeanshem, mu sikur te ishte nje organizate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Ne asnje moment nuk eshte tentu me i shpjegu problemet teknike te projektligjit, e qe normalisht FLOSSK-ut i takon jo vetem me i shpjegu kto probleme por edhe me dhan zgjidhje duke qene pjese e hartimit te projektligjit. Gjithmone jemi fokusu ne ngritjen e qeshtjeve te ndjeshme, sikurse eshte privacia, e qe rjedhimisht me jep me kuptu se ka pase tendece me bo ckado qe eshte e mundur vetem e vetem me e hedh projektligjin poshte. Po e kuptoj se sot po ndjehemi te fortë, dhe te pushtetshem. Zeri ynë u ndi por, sipas mendimit tim, nuk bem kurgjo me ate pune.
Rekomandimi i radhes do te ishte me e mbyll AKI dhe disa departamente te Policise se Kosoves, te cilet ne mungese te nje ligji, i cili u mundeson me i ushtru lireshem detyrat e tyre, do te dukeshin teper jo-profesional.
Per ndryshe m’duhet me ju pergezu per menyren se si eshte qu kauza perpara. Ka qene per cdo lavdate (Kape qelni nje organizate e cila qon kauza perpara )
Heren tjeter le te mundohemi me qene pjese e zhvillimit te proceseve, e jo pengues te tyre.
Pershendetje,
Eshte fjala per nje ligj qe lidhet me te drejten qytetare per privatesi. Nuk eshte ligj mbi sigurine edhe duhet me pas kujdes se qysh mbrohet qytetari. Ne baze te pergjimit te pergjithshem, te gjithe jemi te dyshimte gjithe kohen.
Ndoshta mund te organizohemi ma mire, patjeter qe po! Eshte diskutim i ndjeshem, jo vec te na, po s’besoj qe ky ligj e kish shtu efektshmerine e reagimit ndaj sulmeve, sa ish perdor per cenzure nese legjitimohet pergjimi masiv.
Mos ti mendojme privatesine edhe sigurine si te kunderta!
Cheers
F
Hekuran,
Nuk kemi qene kunder vetem une/na, komisioni parlamentar ka votu kunder me unanimitet, dmth aty nuk ka pas medyshje.
Duhesh mi apliku testet juridike te efektvitetit dhe propocionalitetit qe i percakton Neni 55 i Kushtetutes.
Me efektvitetit matet sa ka rezultat masa dhe a mund te ishte arrite ai rezultat ne menyra tjera me pak invazive per privatesine. Besoj qe problemi yt nuk e kalon kete test.
Me proporcionalitet krahasohet rreziku qe luftohet ne krahasim me rezultatet e arritura. Edhe ketu besoj qe problemi yt nuk kalon.
Sidocofte, barra e proves eshte te ai qe i propozon keto masa, neve tjereve na mbetet me i gjyku ne baze te evidences. Ne Evrope e SHBA behet i njejti debat. Ende po presim per fakte te verifikueshme nga pale asnjanese.
Vendet diktatoriale kane pothuajse 0 krim, por ato shoqeri nuk jane shume t’mira per me jetu. Ne shoqerite demokratike bohet balanc mes lirive dhe sigurise.
Arianiti
Arianit,
Po me duhet me tu drejtu qetu pak ne kontekst me Krimin 0 te vendet Diktatoriale, aty po harron me shkru se krimi i deklaruar eshte 0 sepse vet shteti Diktator eshte krimineli Nr.1 por ato krime nuk raportohen keshtu qe te mos dalim prej temes.
Mire qe u shku ne riqshqyrtim, pergjim vetem me inicim te prokurorit dhe vendim te gjykatesit, ne te kunderten eshte shkelje e privatesise edhe jetes personale te njerzve. Skemi nevoje me zbulu ujte e nxehte, keto ligje jane shume mire te percaktume ne shtetet e Evropes disa prej tyre si Suedia, Gjermania, Norvegjia, etj…
flm per 5 minutat e mija
Deshta edhe une me i shtu disa fjale ne pergjigje te Hekuranit, por edhe mundesisht me e drejtu diskutimin ne parime per te cilat foli pak Arianiti. Ndoshta disa prej ketyre fjalive ma poshte jane evidente, por po i premendi me qellim qe me u kuptu edhe nga te tjere qe jane te interesum ne kete debat.
-
Ne parim besoj qe pajtohesh qe sponzorues i Ligjit eshte Qeveria dhe eshte obligim i tyre me i qartesu qellimet e ligjit (pertej arsyetimeve minimale qe po jepen se eshte kriter per standardet e EU!). Per me teper, jo vetem qe ata e propozojne ligjin, por qeveria eshte ajo qe duhet me e spjegu saktesisht se si me kete ligj do te permbushen zbrastesira te rregullimit te veprimtarive (ne kete rast pergjimit) dhe mundesisht me e evidentu me rastet qe kjo parregullesi ka qene problem ne te kaluaren dhe si ky ligj ka me i shmang ato.
-
Permbajtja e ligjit eshte zakonisht joteknike dhe pjeset teknike specifikohen me ligje sekondare. Kjo ne fakt ka pqraqit nje shqetesim tjeter pasi qe kur kihet parasysh se shpesh kalon goxha kohe me u nxjerr udhezimet administrative me detajet teknike, dhe ekspertizen e duhur me i pergatit ato, ky ligj kish mbet praktikisht i pazbatueshem ose i zbatushem ne menyra te paqarta. Por me e rendesishmja eshte qe nese nuk ka propozime konkrete teknike se si do te implementohet, atehere edhe argumentimet qe jane bere nuk munden me u bazu ne ate rrafsh. Pervec njerit, te cilin Hekurani e permendi pak (* Nga emaili i kalum: Teknikisht, projektligji parasheh monitorimin e evidencave ne ambientet e
provajderave, e qe e lehteson edhe parandalimin e krimit kibernetik*) por se paku une mendoj qe nuk eshte ashtu.
Besoj qe nese e lexon edhe nje here Projekt Ligjin, sidmos nenet 4 dhe 5, edhe koncentrohesh sidomos ne piken 4.6 e sheh qe ne fakt ajo cka thuhet aty eshte, nese mundem me e spjegu me nje paralele me te dhanat ne Facebook keshtu:
Facebooku i ka te dhanat e njerezve dhe pastaj jon third parties qe bojne aplikacione dhe kerkojne qasje ne keto te dhana kur njerezit i shfrytezojne ato. Njera nga keto third parties mundemi me marr qe ka me qene AKI-ja dhe duke qene se ata kane qasje ne APi te facebookut- nga serveri i vet mujn me bo API calls sa here te duan. Kur eshte hera e fundit qe Facebooku ka tregu se per personin X nje kompany Y (qe ka palikacionin Z) ka bere sa e cfar thirrjesh te API me kerku te dhana? Edhe ne fakt, edhe nese tregojne, a i kishe besu? Por qe ne rastet e facebookut, parimi i proporcionalitetit ju thot shumices se njerezve qe rreziku qe e kam nga ajo shperndarje e te dhenave te mia ne krahasim me benefitet me sigurojne mjaftushem qe me e shfrytezu at!
Per me teper, neni 5.4 kerkon qe keto te dhana me u trasnmetu te pa enkriptume!
Dhe sa per krimin kibernetik, besoj qe resurset (e ndoshta edhe kapacitetet) lokale me e bo kete pune si duhet kishin deshtu ne ate testin e efektshmerise qe e permendi Arianiti. Ne fakt, po te kishim pas kapacitete cysh tash policia kish bo analiza te trafikut te anonimizuar edhe nxjerr se paku ndonje informate per ato 89 incidentet qe i permende.
- Por prap po them, eshte veshtire me bo debat ne detaje teknike sepse ky ligj nuk i ka ato. Fundi fundit, per nje qytetar qe nuk merret me keto puna, ajo cka eshte ma e randesishmja eshte Privatesia!
E per kete besoj qe se paku pajtohesh se jo vetem vendimi i Gjykates se te Drejtave te njeriut, por racionaliteti i cili me pak fjale eshte spjegu ne kete artikull…dhe parimi baze i garantimit te privatesise me kushtetue mjaftojne (ne fakt kane mjaftuar sepse projektligji u refuzua) me konkludu se ky projektligj vec kish legjitimu vepirme te caktume e jo me rregullu nje hapesire qe po kerkohet me u rregullu. Keta e the edhe vete, kur ju referove departamenteve te policise qe jane duke bo detyra “jo-lirshem” edhe ndoshta edhe jo-profesionale. Por se vazhdove me shtru edhe pytjen: pse ata jane aty edhe spo munden me e bo punen lirshem, kur ne fakt na nuk paskemi ligj qe ju mundeson atyre me e bo kete pune?
Perndryshe, kur propozohet dicka nga qeveria, pervec zyrtareve civil dhe ne institucione te pavarura shtetnore (si gjykata agjensi etj) nuk e di qe na tjeret mundemi me shpreh dicka tjeter pervec se mendime te njeanshme edhe personale ose te organizatave qe perfaqesojme. Sepse gjithmone ka me pas njerez qe pajtohen edhe nuk pajtohen.
Esenca eshte qe duhet me u argumentu mendimin, e qeveria me e kuptu seriozisht punen e saj edhe me ardh me ligje serioze. E kjo nderlidhet me ate qe e the, duhet me qene zhvillues te proceseve e jo pengues. Besoj qe ne kete rast, nese qeveria i merr parasysh gjithe keto shqetesime te ngritme edhe sidomos argumentimin e tyre, atehere zhvillimi i procesit eshte i qarte se kush cfar obligimesh ka.
Edhe une e shpreha nje mendim. E ne nderkohe shpresojme qe deri sa te na vjen propozimi i ri, shume ma shume njerez kane me u informu per kete teme qe, per dallim prej shumices se temave tjera, eshte dicka qe ndoshta nuk i prek drejtperdrejt por aspak ma e parendesishme
Na falni, e zgjata pak
Arbnori