Prishtina Python Meetup

Prishtina Python Meetup

2 mars, 18:00 në Prishtina Hackerspace (vende të limituara) si dhe online në m.flossk.org/webinar

Muajin mars po e fillojmë me takimin e parë të “pythonistave” për këtë vit.

Intro to Machine Learning

Këtë herë Bardh Rushiti (Machine Learning Engineer) do të na prezantojë mbi Machine Learning dhe të rejat që janë duke u zhvilluar në fushën e inteligjencës artificiale. Ky meetup do të ketë si fokus hyrjen dhe navigimin në botën e machine learning, artificial neural nets, modelimi i tyre sipas trurit, si mësojnë sistemet inteligjente, dhe klasifikimi i imazheve (me convolutional neural nets) me deployment të modelit në android app (hands on exercise).

Të gjithë ata që punojnë me python, që dëshirojnë të mësojnë më tepër rreth python, ose janë kuriozë të dijnë më shumë per implementimin e inteligjencës artificiale janë të mirëseardhur të na bashkëngjiten.

Përveç ligjerimit, takimi vazhdon të jetë jo-formal me diskutim të lirë. Ju inkurajojmë të prezantoni apo hapni diskutim për çfarëdo teme të caktuar që lidhet me python.

Për të qenë më afër nesh ju ftojmë të na bashkangjiteni në dy kanalet tona komunikuese:

Në facebook group:

Në telegram chat:

Ky meetup është inicuar nga antarët e Prishtina Hackerspace.

1 Like