Prishtina Infosec Meetup

Të shtunën më 31 tetor po takohemi në Prishtina Hackerspace si dhe online për takimin e radhës të Prishtina Infosec Meetup. Përveç takimit të komunitetit, do të kemi edhe katër prezantime me tema shumë aktuale. https://www.facebook.com/events/265241628148141

  • The Rise of RaaS - Ransomware as a Service:
    Viti 2020 karakterizohet si një vit goxha negativ edhe në botën e sigurisë kibernetike, ku sulmet me ransomware nuk kanë kursyer as spitalet. Gjatë këtij prezantimi do të shtjellohet puna e ransomware, si funksion dhe si po ofrohet si shërbim në botën e nëntokës.
    Nga Frost.

  • Keystroke Attack - Getting saved password and cookies from Chrome:
    Gjatë këtij prezantimi do të mësojmë se si funksionon keystroke attack, ku do të demonstrohet edhe vjedhja e fjalëkalimeve dhe cookies nga Chrome.
    Nga Kastriot Fetahaj.

  • What about your data and databases?
    Një përshkrim i shkurtër i sjelljeve të dyshimta që mund të shpijnë drejtë zbulimit të ndonjë rrjedhje të të dhënave.
    Nga Sabajete Elezaj.

  • Email authentication mechanisms - Introduction to SPF, DMARC and DKIM:
    Prezantim i shkurtër rreth mekanizmave të vërtetimit të emailave, ku do të flitet për SPF, DMARC dhe DKIM.
    Nga Edvin Fiku.

Meetupi do të mbahet fizikisht në Prishtina Hackerspace si dhe online përmes linkut në vijim: https://meet.flossk.org/b/flo-lzj-bhx

Ky meetup organizohet nga Prishtina Hackerspace, FLOSSK - Free Libre Open Source Software Kosova, grass/root dhe XOR.al. Këto dy të fundit janë komunitete online të sigurisë kibernetike në trevat shqipfolëse.!