Përshëndetje të gjithëve,
Ky është një crospost dhe nga forume të tjera të ngjashme që janë në gjuhën shqipe. Gjatë javëve të kaluara jam angazhuar për të përkthyer User Guide (https://docs.getdkan.com/en/latest/admin/index.html) të DKAN në gjuhën shqipe. DKAN është një platformë me kod burim të hapur që i lejon organizatave të shpërndajnë të dhëna dhe i mundëson përdoruesve aksesim të shpejtë.
Përkthimi ka qenë pjesë e angazhimit tim në kuadër të implementimin të portalit të të dhënave të hapura të bashkisë së Korcës, projekt që ka si qëllim publimin e të dhënave të gjeneruara nga kjo bashki në format open data.
Përkthimet e bëra mund të shikohen këtu (https://open-data.pages.collective68.tech/dkan-user-guide/admin/index.html)
Doja tju ftoja të kontribuoni në përmirësimin e përkthimeve të bëra. Mjafton të logoheni në git.collective68.tech (Mund të bëni login me GitHub & GitLab.com) dhe të kontribuoni duke ndryshuar skedarët. Regjistrimi për procesin është i nevojshëm për të edituar materialet
Shënim: Të dhënat tuaja të regjistrimit nuk aksesohen nga palë të treta.
Repo nga ku merren përkthimet ndodhet këtu: https://git.collective68.tech/open-data/dkan-user-guide
Në qoftë se keni paqartësi ju mund të më kontaktoni këtu ose në email (at) collective68.tech.
Faleminderit,
Boris Budini