Të nderuar,
Fondacioni IPKO në bashkëpunim me FLOSSK, Open Data Kosovo,
Prishtina Hackerspace dhe Girls Coding Kosova iu sjellin ngjarjen “Open Datathon” që ka për qëllim
vizualizimin/paraqitjen e të dhënave të hapura (përmes infografikave,
aplikacioneve apo në web) dhe trajtimin e problemeve sociale duke u bazuar në
ato të dhëna.
Ju duhet të:
• formoni një grup prej 2-4 personash,
• përzgjedhni njërën prej pyetjeve të hulumtimit (research
questions) të propozuara në formën e aplikimit (apo një pyetje tjetër me
interes për ju),
• përzgjedhni grupet e të dhënave me të cilat do të punoni,
të listuara këtu
(apo të gjeni grupe të tjera), dhe
• aplikoni me idenë tuaj.
Idea juaj duhet të trajtojë një nga problemet sociale të
parashtruara përmes të dhënave të hapura. Shembull: zhvillimi i një aplikacioni
që paraqet lagjet me ndotje të madhe të ajrit duke përdorur të dhënat nga
sensorët e matjes së ndotjes së Komunës së Prishtinës.
APLIKO KËTU: goo.gl/0w9IsL
Afati i aplikimit
zgjat deri të hënën, 31 tetor 2016, në mesnatë. Të përzgjedhurit do të
njoftohen përmes email-it dhe do të ftohen të marrin pjesë në një trajnim
një-ditor më 5 nëntor në Prishtina Hackerspace.
Open Datathon mbahet
më 19 dhe 20 nëntor në Prishtina Hackerspace, kohë të cilën pjesëmarrësit
do ta shfrytëzojnë për të finalizuar paraqitjen e të dhënave të hapura nën
asistimin e mentorëve.
Ushqimi gjatë trajnimit një-ditor dhe ngjarjes dy-ditore
“Open Datathon” do të mbulohet nga organizatorët. Vendi i parë do të
shpërblehet!
Gjithë të mirat,
Arianiti