Open Data Goldbook Në Gjuhën Shqipe: Ftesë Për Kontribut

Përshëndetje,

Unë jam Kristi Çunga, graphic designer pranë Collective68. Ne jemi një ekip profesionistësh me fokus ofrimin e shërbimeve rreth teknologjive me kodburimit të lirë dhe të hapur, shërbime gjeohapësinore të hapura, siguri digjitale dhe të dhëna të hapura. Zhvillimet e komunitetit tuaj ne i ndjekim me interes të lartë dhe e vlerësojmë maksimalisht kontributin tuaj në fushën e teknologjive FLOSS.
Në kuadër të një projekti për ndërtimin e portalit open data në Bashkinë e Korcës, ne kemi filluar të përkthejmë në gjuhën shqipe manualin Open Data Goldbook, të cilin e konsiderojmë si një dokument të mirëstrukturuar në fushën e të dhënave të hapura. Materiali është përgatitur fillimisht nga European Data Portal, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian, dhe mund ta gjeni në gjuhën angleze në këtë link: https://www.europeandataportal.eu/en/providing-data/goldbook. Sjellja e një dokumenti të tillë në shqip do të shërbente si një pikënisje për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve për publikimin, administrimin dhe përdorimin e të dhënave të hapura, nga administrata apo subjekte të tjera publike e private. Por pavarësisht përpjekjeve tona për t’i qëndruar sa më besnik me konceptet, edhe pse në mungesë të theksuar terminologjie të dakortësuar gjërësisht në gjuhën shqipe, ne do të vlerësonim shumë kontributin e komunitetit FLOSSK në përmirësimin e mëtejshëm të përkthimit të Open Data Goldbook në gjuhën shqipe.

**I/e interesuar për të kontribuar? **

Ne kemi përgatitur një blog post (për momentin në Anglisht) ku mund të lexoni më tepër rreth punës së bërë momentalisht nga ekipi ynë.
Materialet ku ju mund te angazhoheni mund te gjenden më poshtë:

  • Open Data Goldbook, materiali origjinal në anglisht: https://www.europeandataportal.eu/en/providing-data/goldbook
  • Open Data Goldbook ne shqip (tekste) ku ju mund të kontribuoni bazuar në tekstin në anglisht): https://open-data.pages.collective68.tech/open-data-goldbook/
  • Open Data Goldbook in Albanian (imazhet për ata që kanë dije të manipulimit të imazheve): https://git.collective68.tech/open-data/open-data-goldbook/tree/master/images
    Sigurisht, që i gjithë kontributi juaj do publikohet sërisht duke respektuar licensën fillestare të projektit CC - BY, duke mbartur dhe emrin e kontribuesit. Meqënëse kemi planifikuar që të publikojmë materialin dhe ne formatin PDF si dhe ebook (në format të hapur sigurisht), do presim për kontributet tuaja deri më datë 31.01.2010, te paktën për versionin e parë të publikimit. Për koordinim të mëtejshëm rreth projektit, ju mund të na kontaktoni në platformën tonë chat.collective68.tech (regjistrimi është i nevojshëm), si dhe duke përdorur formën e kontaktit që mund të gjeni në adresën collective68.tech. Sigurisht mund të shkruani dhe këtu.

Faleminderit dhe punë të mbarë,

Kristi