Neser eshte dita e fundit me marr pjese ne konsultimin publik të Ministrisë së Integrimit për projekt-ligjin për përgjimet elektronike. Komentoni draft-ligjin me email (e preferushme, novitet.xh.nezaj@rks-gov.net), pastaj shkruni në Twitter @MEI_RKS e FB Ministry of European Integration. Kërkoni që:
a) Të gjitha përgjimet të bëhen vetëm përmes një urdhri të gjykatës;
b) AKI apo institucionet tjera të mos kenë mundësi paralele autonome të përgjimit;
c) Pajisjet e përgjimit të kenë softuer me kod burimor të hapur i cili është publik për të siguruar se bënë atë për të cilën është destinuar dhe asgjë më tepër;
d) Obligimi për mbajtjen një vjeçare të të dhënave të hiqet sepse është jo efektiv, i kontestuar nga shumë Gjykata në bazë të mungesës së proporcionalitetit, rrezikon privatësinë e qytetarëve, dhe sistemi juridik në Kosovë nuk mund të garantoj mos-keqpërdorimin e të dhënave.
Elaborimi ma i gjatë http://arianit2.wordpress.com/2014/03/28/pergjigja-ne-konsultimin-publik-per-projektligjin-per-pergjimin-e-komunikimeve-elektronike/
Përhapeni këtë.