Përshëndetje,
Jam para përfundimit të studimeve në fushën e shkencës kompjuterike, dhe siç e don zakoni (por edhe rregullat akademike ) duhet të përplilohet një temë specifike për diplomim.
Duke e pa mungesën e njohurive të përgjithshme e bazike për sistemin operativ Linux, mendova ta marr si temë diplome pikërisht këtë fushë nën titullin ‘Hyrje në sistemin operativ Linux’
Duke qenë se në internet ka materiale pa fund rreth kësaj teme, deshta t’kërkoj nga ju diçka më më konkrete ku mundem me e bazu temën që jam duke e përpilu.
Më posht po i postoj temat që kam mendu me i trajtu brenda këtij materiali:
Tema do të ndahet në tri kapituj:
Kapitulli i parë - një histori e shkurtër rreth sistemit operativ në përgjithësi, si dhe zhvillimi i UNIX sistemit në veçanti, e që më vonë rezulton edhe alternativa e saj - pra Linux-i:
·
Sistemet Operative
·
Linux – një histori e
shkurtë
·
UNIX sistemet (ato më të
përdorurat: Minix, BSD, Solaris, Mac OS X dhe Linux)
·
Shpjegim për konceptin
Open Source dhe bashkëpunimi mes GNU dhe Linux
·
Zhvillimi i sistemeve
operative për pajisje mobile (DVR, smart watches, smart TV dhe me theks të veçantë
iOS e Android për smart phones)
Kapitulli i dytë
do të fokusohet konkretisht për Linux:
·
Çka është OS Linux?
·
Arkitektura
·
Shpjegime rreth kernel,
shell dhe user interface apo shtresa e aplikacioneve
·
Çka janë distribucionet e
Linux-it (shkurt Linux Distros)
·
Instalimi i OS
Si dhe kapitulli
final:
·
Udhëzime rreth përdorimit
të sistemit operativ Linux (pjesa GUI ose konkretisht Linux distro – mendoj që
Ubuntu do të jetë më i përshtatshëm për të gjithë si rast studimi)
·
Dallimet mes
distribucioneve të Linux me Mac OS X dhe Windows
·
Hyrje në Command line
interface (Terminal)
·
Shpjegim rreth hierarkisë
së File System (në Linux gjithçka konsiderohet si file)
·
Navigimi në direktoriume
si dhe komandat bazike (ls, cd, mv, man, pwd, mkdir, rmdir, touch, rm, locate,
clear etj)
·
Llogaritë dhe privilexhet
e përdoruesit
·
File editimi (Vim, Nano)
·
HDD, CD/DVD dhe USB
drives (Listimi, kontrollimi, montimi dhe demontimi)
·
Basic networking commands