Mapathon në Don Bosko nesër

13-19 nëntor është java botërore e vetëdijesimit për gjeografinë (Geography Awareness Week).

Nën organizimin e FLOSSK dhe udhëheqjen e Yll Ferizit, kjo punëtori organizohet për të mësuar hartat elektronike. Pjesëmarrësit do të mësojnë për OpenStreetMap (OSM) – hartën e lirë që çdokush mund ta editoj – si ta përdorin atë dhe kontribuojnë në të përmes hartografimit
të hapësirës përreth tyre.

FLOSSK është organizatë e komunitetit e cila kontribuon dhe edukon publikun në teknologjitë e lira.

Yll Ferizi është kontribues me përvojë shumëvjeçare në OSM dhe zbatues i disa sistemeve gjeoinformative.

Vendi: Shkolla “Don Bosko”, Prishtinë
Koha: E enjte, 17 nëntor 2016, 17:30-19:00