MailPile pranë versionit 1.0 & përkthimi shqip funksional

Tungjatjeta,

MailPile- https://www.mailpile.is/ - një tjetër përpjekje interesante
për email modern, privat dhe të fshehtëzuar gjendet aktualisht nën
1.0.0rc2.

Montimi nightly për Debian, i saposhkarkuar sot, përmban shqipen te
lista e gjuhëve që shfaqet sapo hapet programi. Kështu që përkthimi në
shqip duhet marrë i mirëqenë se funksionon tashmë.

Shpresoj që programi në vetvete t’ju zgjojë interes, ngaqë nuk bëhet
fjalë për një klient të thjesht email-esh.

Të fala,
Besnik

Rrofsh per keto perkthime.