FLOSSK organizon installfestin e rradhës në Prishtina Hackerspace të GNU/Linux. Qëllimi i installfestave është njoftimi i fillestarëve me GNU/Linux dhe programet FLOSS. GNU/Linux është sistem operativ shumë i fuqishëm i bazuar në Unix.
Bjereni laptopin ose deskoptin tuaj (vetëm kullën, monitorin e periferalet ua huazojmë ne) dhe një USB Flash Drive me së paku 2 GB. Sistemi operativ që do të instalohet është Ubuntu, përveç nëse keni preferenca të tjera, por në atë rast na tregoni më herët. Mundohuni të hulumtoni paraprakisht çfarë kartele grafike dhe chipseti të kartelës WiFi ka sistemi juaj para se të
vini dhe nëse ka drivera për to në GNU/Linux.
Edhe pse Ubuntu dhe distrot tjera mund të instalohen përskaj Windows dhe sistemeve tjera, është shumë e rekomandueshme t’i ruani të dhënat për çdo rast para se me ardhë.
E enjte, 20 nëntor prej orës 17:00 deri sa t’mbyllet Prishtina Hackerspace.