Komunikatë për medie
Mund të publikohet menjëherë
Fillon gara e fotografive të monumenteve Wiki Loves Monuments 2015
Pas organizimit të parë gjatë vitit
2014 FLOSSK (Kosovë) dhe Open Labs (Shqipëri) riorganizojnë për herë të dytë garën
e fotografisë Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri.
Wiki Loves Monuments është një
konkurs fotografik ndërkombëtar i monumenteve, organizuar nga Fondacioni
Wikimedia nga 1 deri më 30 shtator 2015. Wikimedia është fondacioni që fuqizon Enciklopedinë
e lirë Wikipedia – një bashkëpunim global me autorë vullnetarë nga e gjithë
bota.
Trashëgimia kulturore është një
pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund
të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa
një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas
mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, dhe arkitektonike të
rrethinës së tyre.
Gara filloi më 2012 si një provë e
vogël në Holandë e cila mblodhi 12,500 fotografi. Më 2014 më shumë se 9,000
fotografë ngarkuan mbi 321.000 fotografi të licencuara lirshëm të ndërtesave
historike, monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në 41 vende, duke
përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë së
bashku për herë të dytë në Wiki Loves Monuments në frymën e bashkëpunimit
kulturor në mes të dy vendeve të formalizuar edhe përmes Memorandumit të
Mirëkuptimit në mes të dy Ministrive të Kulturës.
Çdo konkurs kombëtar do të jetë në
gjendje të emërojë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar.
Këto fotografi të emëruara do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e
cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha
vendet pjesëmarrëse.
Rregullat dhe informacion i
mëtutjeshëm mund të gjendët në www.wikilovesmonuments.al.
Foto për ilustrim:
Fituesi i garës nga viti i kaluar: Ndërtesa e hamamit të vjetër në Prizren nga Hons084 në Wikimedia Commons CC-BY-SA 4.0
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:2011_Prizren,_Hammam_Gaziego_Mehmeta_Paszy_01.JPG
Informacion për redaksitë:
Për informacion të mëtutjeshëm
redaksitë në Kosovë mund të kontaktojnë me Arianit Dobroshin në
arianit.dobroshi@flossk.org ose +377 44 905 647 ndërsa në Shqipëri me Redon
Skikulin në redon@skikuli.com ose në +355 69 790 4112.