Kerkesat nga FLOSSK per Qeverine Kurti sa i perket politikave FLOSS

Pershendetje,

Fillova me nje liste te kerkesave per Qeverine e re te cilat do t’i dergojme si kerkesa. Mendoj qe Qeveria e re prezanton nje hapje shume te mire per ndryshim ne fushen tone.

Ndihmoni me diskutim ketu ose duke intervenuar direkt ne dokument. Dokumenti do te jete i zhvilluar me cka saktesisht kerkohet qe niveli politik ta kuptoj, me arsyetime dhe ndikimin qe presim nga ralizimi. Ju kontribuoni aq sa keni kohe e mundesi.

https://etherpad.wikimedia.org/p/KerkesatperQeverineKurti

Faleminderit,
Arianiti

1 Like

I shtova disa rreshta ne etherpad por dua te shtoj me shume.

Mire do te ishte te mbajme nje mbledhje se bashku kete jave apo tjetren.

OK ide e mire, e bejme te merkuren e ardhshme ne 18:00 qe te pershtatet ty besoj. Njekohesisht kerkova far shembulli prej FSFE, te shohim mos po na ndihmojne.

Unë kisha thon e lini Qeverinë Kurti të punojë rehat, se ka 500 probleme për të zgjidhur, si brenda dhe jashtë Kosovës. Po të shpërndahet në shumë drejtime nuk ka për të kryer asgjë të saktë. Mandatin e dytë ose të tretë ndoshta do ti vijë rradha që të merret edhe me problemet e FLOSS.

Në fakt, nëse zgjidhjet që ofron FLOSS janë më të mirat, qeverisë nuk i duhet të bëjë gjë tjetër përveçse të jetë e drejtë dhe të luftojë korrupsionin, për të qenë në mbështetje të FLOSS. Veç nuk jam i sigurt se zgjidhjet që ofron FLOSS në Kosovë janë më të mirat (me përjashtim të wikipedia, geospacial, etj.)

Më duket se KE ka disa direktiva në lidhje me përdorimin e FLOSS në administratën publike. Këto nuk janë të detyrueshme për vendet anëtare dhe as nuk janë perfekte, por janë më mirë se hiç fare. Herët ose vonë qeveria e Kosovës do të duhet ti shqyrtojë këto direktiva, meqënëse aspiron që të anëtarësohet në BE. A kemi ndonjë jurist në FLOSSK që merr vesh nga këto gjëra? Mjafton që tia vërë në dukje qeverisë, dhe pastaj qeveria le të vepron sipas kushteve të vendit dhe si ta shohë të arsyeshme.

Para 10 vitesh kam qënë në dijeni se disa shtete kanë pasur strategji kombëtare për zhvillimin e open source, dhe disa kanë pasur edhe institucione të specializuara për të gjetur dhe rekomanduar zgjidhje open source për administratën publike, institucionet akademike, etj. Por nuk jam i sigurt nëse këto përpjekje kanë patur sukses dhe nëse vazhdojnë edhe sot.

Disa njësi vendore nëpër botë kanë provuar ta kalojnë administratën në Linux dhe open source (disa me sukses, disa jo me shumë sukses). Ndoshta mund të vihemi në kontakt me ta dhe tu kërkojmë ndonjë mendim ose ndihmë praktike. Rasti më i fundit në Stamboll:

E fundit – por jo nga rëndësia – gëzuar përvjetorin e pavarësisë!

Dashamiri

Reminder that we meet today at 18:00 to discuss our policy proposals for the Kurti 2 government. In the meanwhile, this is the Etherpad if you’d like to add Etherpad.

Our working language for the document will be English since we’ll ask for outside help

I forgot, we meet here BigBlueButton

1 Like

This is the result of the policy request in English and Albanian https://flossk.org/propozimet-e-flossk-per-qeverine-ne-lidhje-me-politikat-open-source/ fingers crossed.

By popular request, this is a separate list of proposals for actions other than policy for the new Government. See this as a list of concrete actions/projects that should be implemented. We have more time for this so whenever you get to it Etherpad