Freedom of Panorama is saved!

Urime fitorja. Tash duhet me e kerku me e hek prej ligjit ne Kosove.

dhe ne Shqiperi

Nje artikull interesant dhe video interesante per kete teme nga Julia Reda, reprezantuese e partise pirate ne parlamentin europian:
https://juliareda.eu/2015/07/eu-parliament-defends-freedom-of-panorama-calls-for-copyright-reform/

Hey kemi nje problem. Ne nje nga fotot qe kam upload-uar ne commons me erdhi nje mesazh per speedy deletion me argumentin qe ne Shqiperi nuk kemi Freedom of Panorama…
Kerkova pak dhe gjeta kete listen ku nuk jemi ne te vertete ne liste: https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Freedom_of_panorama
https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Freedom_of_panorama

Cfare duhet te bejme qe te ndryshoje kjo?
Arianit ke info? Dhe Kosova me sa shikoj eshte ne te njejtin status.

Tung Redon,

Keto komente jam dhene per ndryshimin e Ligjit per te drejtat e autorit ne Kosove. Pika 2 e prek lirine e panorames. Referencat jane prej ligjit tone por te gjitha keto pika jane te aplikueshme edhe te ju.

  1. Nenit 12.1 të Ligjit bazik i shtohet:

“1.9 Veprat e krijuara nga nëpunësit e qeverisë, administratës publike dhe gjykatave si pjesë e detyrave të tyre zyrtare."

Shpjegim:
ky amandament zgjeron veprat pa mbrojtje ne krejt cka krijon administrata. Kjo metode perdoret ne Amerike. Sa me i madh domeni publik, aq ma e madhe mundesia per perdorim nga publiku i gjere, cofte edhe per nevoja komerciale, qe zhvillon ekonomine.

  1. Nenit 53.2 të Ligjit bazik i fshihet kjo frazë:

“, e as për interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.”

Shpjegim:
Ky amandament siguron te ashtequajtuaren liri te panorames. Ndalesa aplikohet vetem ne disa shtete te BE-se ndersa direktiva e ben opcionale. Ne amandamentimin e ardhshem te direktives sipas te gjitha gjasave BE-ja vet do ta sanksionoj lirine e panorames (Parlamenti Evropian vec e ka adoptu). Ne praktike, ke plot vepra arkitekturore publike te cilat nuk mund te fotografohen per shkak te ndaleses.

  1. Neni 155 i Ligjit bazik fshihet.

Shpjegim:
ky nen e zvoglon domenin publik. Mbeshtetesit e ketij neni kane me argumentu qe rimbrojtja e veprave ekzistuese ndihmon ne zbulimin e tyre prej arkivave. Kjo eshte e debatueshme dhe e keqperdorshme. Ne Shqiperi e
ke rastin e fototekave te cilat qellimisht nuk behen publike e pastaj zbulohen ne libra te caktuar duke pervetesuar keshtu patrimonine kulturore. Veprat ne domen publik gjithmone duhet te mbesin ne domen publik. Perpunimi i tyre dhe vlera e shtuar pastaj mund te fitoj mbrojtje te re qe me ligjin ekzistues vec parashihet.

Mbes ne dispozicion nese doni me diskutu.

Arianiti

OK. Ne do I dergojme Ministrise se Kultures kete si koment. Ju si keni proceduar?

Redon Skikuli

I kemi dergu si propozime per amandamentime gjate leximit te dyte te projektligjit.

Mund te mi dergosh te lutem komentet qe te bejme te peraferta dhe ne Shqiperi?

Redon, pervec atyre trijave qe t’i dergova nuk kam tjera.

Arianiti