Foto nga përkthimi i Matomo-s (ish-Piwik-u) në shqip

Tungjatjeta,

Piwik-u tashmë quhet Matomo. Programi ka një dorë vitesh i përkthyer.
Por që të shihet përkthimi në punë e sipër, duhet instaluar dhe lidhur
me një a më shumë sajte, të cilët i ndjek për të grumbulluar të dhëna
për statistikat (me të cilat merret Matomo). Gjë që s’bëhet me një
klikim. Ndaj për ilustrim, krijova këtë album me foto nga programi në
punë e sipër, për të pasur një shije nga përkthimi… dhe edhe nga
Mediagoblin, platforma e lirë për vetëstrehim fotosh dhe videosh (edhe
kjo e përkthyer në shqip). Albumin e gjeni këtu:

https://goblinrefuge.com/mediagoblin/u/besnik/collection/matomo-ne-shqip/

Të fala,
Besnik