FOSS BootCamp në Pejë

Tung tung,

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmbanë një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete ndërlidhur me edukimin në fushën e softuerëve me kod burimor të hapur (Open Source Software).

E dizajnuar për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platformat me kod burimor të hapur.

FOSS BootCamp i parë do të mbahet në Pejë më datën 13 Prill, nga ora 10:00AM në Qendrën Rinore “Atë Lorenc Mazrreku”.

Për më shumë detaje ndiqni linkun në vijim: http://www.flossk.org/en/events/foss-bootcamp-peje-13-prill

Ju lutem shpërndani lajmin tek të interesuarit në Pejë.

Gjithe te mirat,

Altini