Përshëndetje,
Nga sot, deri në fund të shtatorit do të krijoj rreth 1000 artikuj për monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Gjithë procesi do kryhet në mënyrë automatike dhe çdo ditë do krijohen rreth ~30 artikuj, me të dhëna nga lista zyrtare (pdf, wiki) [1][2].
Disa nga detyrat ku ju mund të ndihmoni janë:
- Emërtimin, pasi që një pjesë e madhe e këtyre monumenteve nuk kanë emërtime të përshtatura për Wikipedian shqip, do duhet të ridrejtohen deri tek emërtimi i duhur.
– Emërtime të përgjithshme - shembull artikulli “Fortifikim parahistorik” që ndodhet në Deçan, dhe që duhet të ridrejtohet në “Fortifikimi parahistorik (Deçan)”.
– Gabime teknike - me hapësira ose karaktere tjera të panevojshme, p.sh. “Shtëpi me mur guri në Seçishtë - ( Shefki Shkretës )” ->“Shtëpi me mur guri në Seçishtë (Shefki Shkretës)”
– Emërtime të gjata - emërtimet duhet të specifikojnë një monument, por ka dhe raste kur janë shpjegime të tepërta, psh “Kisha e Shën Ilisë me 11 ikona në Llokvicë” -> “Kisha e Shën Ilisë (Llokvicë)”
-
Disa prej monumenteve të rëndësishme aktualisht janë artikuj në Wikipedia por me emërtime të tjera. Gjetja e atyre që krijohen për së dyti, bashkimi me origjinalin, është një ndihmë e madhe.
-
Të gjithë artikujt do të krijohen si Cung. Ju mund të ndihmoni në zgjerimin e tyre me të dhënat që janë në dispozicion në “Databazën e trashëgimisë kulturore” [3].
-
Gjeo-lokacioni
Nëse nuk mund të ndiqni ndryshimet e fundit, këto artikuj janë të kategorizuara në kategorinë Trashëgimi kulturore në Kosovë [4][5].
Linqet:
[2] https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_Monumenteve_n%C3%AB_Kosov%C3%AB
[3] https://dtk.rks-gov.net/default.aspx
[4] https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:NdryshimeS%C3%ABFundmi
[5] https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Trash%C3%ABgimi_kulturore_n%C3%AB_Kosov%C3%AB